Arben Gashi thotë se Blerim Kuçi i “la në lloç”, por LDK-ja ia rrëzoi Kurtit qeverinë për 50 ditë!

Ish-shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi ka komentuar dorëheqjen e ministrit në detyrë të Ekonomisë, Blerim Kuçit.

I pyetur se a po i duket se AAK-ja po i lë në lloç para zgjedhjeve, Gashi tha se “jemi mësu”

“Jemi mësu, besoj që Blerim Kuçi do të jap përgjegjësi para elektoratit dhe para kryeministrit për këtë”, tha Gashi në Kallxo Pernime.

Ministri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Blerim Kuçi, ka dhënë sot dorëheqje nga pozita e tij.

Kuqi ka thënë se vetë ka kërkuar që të lirohet nga detyra për shkak të angazhimeve në fushatën parazgjedhore.

Muharrem Nitaj i AAK-së është emëruar sot ministër në vend të Blerim Kuçit. /Ballkani.info/