Arben Gashi ka histori të shumta të përplasjeve në Kuvend… Me Xhavit Halitin, Gjyshincën, Muratin VIDEO

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi ka histori të gjatë të përplasjes me kolegët e tjerë deputetë në Kuvendin e Kosovës.

Gashi pasi ishte përplasur verbalisht me ish-nënkryetarin e Kuvendit, Xhavit Haliti konfrontimi i tyre kishte eskaluar edhe fizikisht më 18 maj 2018.

Haliti i PDK’së kishte shtyrë me krah Gashin e LDK’së në sallën e Kuvendit e që më pastaj kishte shkaktuar rrëmujë të deputetëve të cilët kishin hyrë në mes të dyve për ti ndarë.

Ish-deputetët e Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti e Gani Dreshaj, janë dënuar me nga 1250 euro për sulmin të cilin ia kishin bërë ish-deputetit të LDK-së, Arben Gashi gjatë një seancë në kuvendin e Kosovës.

Një tjetër përplasje ka ndodhur rishtazi ku Arben Gashi e Kujtim Shala ishin kacafytur në hollin e Kuvendit të Kosovës me Gazmend Gjyshincën e VV’së më 28 korrik 2020.

Gjyshinca kishte pasur debat të ashpër me dy deputetët e LDK’së në komisionin për Punë të Jashtme e që më pas ka kaluar edhe në përplasje fizike jashtë sallës së Komisionit mes tyre.

Ndërkaq sot kur po diskutohej tema e të pagjeturve, debati mes deputetëve të VV’së dhe LDK’së u përshkallëzua në kacafytje dhe konfrontim fizik mes shefit të deputetëve të LDK’së, Arben Gashi dhe deputetëve të VV’së, Mimoza Kusari-Lila, Arber Rexhaj e Hajrulla Çeku.