Analisti i njohur politik, Arben Ahmeti i ka propozuar kryeministrit Ramush Haradinaj që në frymën e letrës drejtuar vendeve të Quintit, gjatë këtyre ditëve të pezullohet taksa për mallrat e Serbisë.
Ahmeti thotë se derisa ithtarët e marrëveshjes me Serbinë e kanë vendosur qershorin si muajin më të largët deri kur sipas tyre do të ketë marrëveshje historike, atëherë edhe taksa do të duhej pezulluar dëri më 1 qershor.
“Kjo me qëllim që t’i jepet mundësi arritjes së marrëveshjes që krejtësisht pa bazë na proklamohet këto ditë”, thotë ai.
Postimi i plotë i Arben Ahmetit:
Propozim per kryeministrin Haradinaj
Ne frymen e letres drejtuar QUINT-it kryeministri Haradinaj do te duhej qe gjate ketyre diteve ta pezullonte taksen ndaj Serbise.
Derisa ithtaret e marreveshjes me Serbine e kane vendosur Qershorin si muajin me te larget deri kur sipas tyre do te kete marreveshje historike, atehere edhe taksa do te duhej pezulluar deri me 1 qershor.
Kjo me qellim qe t’i jepet mundesi arritjes se marreveshjes qe krejtesisht pa baze na proklamohet keto dite.
Ne vendimin per pezullim do te duhej te qartesohej se ne rast te mungeses se njohjes pas 1 qershorit rikthehet taksa dhe krahas saj hyn ne fuqi edhe rreth 40 masa te tjera si reciprocitet i plote me Serbine.
Ky veprim do te pamundesonte qe deshtimi i marreveshjes t’i atribuohej Kosoves. Njekohesisht do te pamundesoje qe mbrojtesit e integritetit territorial etiketohen si antiamerikane.
Entuziasteve te marreveshjes duhet dhene mundesia qe ate ta prezantojne ne leter.
Vetem atehere do te kemi qartesine e duhur te reagimit shoqerore po ose kunder saj.







