Pas publikimit të një riti fetar katolik nga gazetarja Arbana Xhara, ku një prift shihet duket ua larë këmbët disa personave, ajo është sulmuar ashpër nga besimtarët katolikë.

Shumë komente janë bërë kundër Xharrës, e cila në të kaluarën është sulmuar edhe nga fanatikët myslimanë.

Në mbrojtje asaj i ka dalë gazetari i njohur që jeton dhe vepron në Zvicër, Xhemal Ahmeti, shkruan Ballkani.info.

“Fanatikët nē ferr. U kam thënë që pleh jeni ju fanatikë dreqi, s’ka lidhje se a thirreni në kryq a nē hënën e turkut. Ka mbet qytetërimi, lindja, perëndimi dhe Europa ta shpëtoni ju. Injorantë gojëmykët. Shikojeni veten në këto komente kërkoni dallimin nga ata talibanët e nahisë tjetër; qindra, mijë janë kështu. Xharra ndoshta kritikoi një ritual (te cilin nuk ia pëlqeva), por shikoni veten ju reaguesit pak. Më intereson dallimi juaj me ata xhuxhat e anës tjetër. E gjeni? Jo. Njê soj jeni”, ka shkruar Ahmeti.

Ja çfarë shkroi mbrëmë Arbana Xharra:

Jaaa per qe me kish shti kush me zgate kamben me ma puth, sot e 700 vjet jo. Kqyre qysh jane hidise ne karriga rend tu prite. A jeni bre mire me mend. Ndor t’Zotit. Sigurt kesh edhe ai prej nalt ?
Kjo ngjarje diku ne Kosove ??♀️