Në fillim Barcelona, më pas Parisi, tashmë Al-Hilal. Kur transferon një yll si Neymar, kostot janë
gjithmonë marramendëse. Kjo po ndodh në klubin nga Arabia Saudite dhe do të zgjasë edhe
më shumë.
Al-Hilal investoi rreth 100 mln euro për sulmuesin brazilian, kur e bleu nga Parisi. Paga vjetore
e tij është 100 mln euro. Nëse bëjmë një llogari bazuar tek aktivizimi i tij në Arabinë Saudite,
rezulton se Al-Hilal paguan 500 mijë dollarë për një minutë lojë.
Trajneri i Al-Hilal, George Jesus, është i zhgënjyer me pritjen e stërngjatur për rikthimin e
Neymar. Ai ka kërkuar që braziliani të mos përfshihet në listën e skuadrës për Champions
League të Azisë.
Neymar pritet të kthehet pas 6 javësh, por në atë moment ai nuk mund të regjistrohet sërish
në ekip për këtë kompeticion. Sulmuesi ka edhe një vit kontratë në Arabinë Saudite dhe deri
tani ka rezultuar dështim.