Apple po përgatitet që në vjeshtën e këtij viti të lëshojë në treg një numër të pajisjeve të reja

Apple po përgatitet që të lëshojë një sërë pajisjesh të reja duke filluar nga mesi i vjeshtës së këtij viti e deri tek fillimi i vitit 2023, sipas një raporti të Mark Gurman.

Ajo që Gurman e shpjegon si një “përmbytje” produktesh thuhet se përfshinë katër telefonë iPhone 14, set i ri iPad-ësh, tre Apple Watch, disa laptop Mac M2 dhe M3 të përditësuar, Air Buds, një HomePod i ri, dhe një model të ri të Apple TV me specifika të reja.

Edhe pse Apple gjatë Konferencës Botërore të Zhvilluesve këtë muaj njoftoi për dy laptop Mac të ri me procesorin e tyre kryesor M2, Gurman pret që këtë çip dhe variacionet e çipit t’i gjejë në disa pajisje të tjera.

Kjo përfshinë M2 Mac mini, M2 Pro Mac mini, M2 Pro / M2 Max me 14 dhe 16 inç Mac Book Pro si dhe M2 Ultra / M2 Extra Mac Pro, transmeton Telegrafi.

Natyrisht janë edhe kufjet e shumë përfolura të Apple me realitet të përzier, të cilat gjithashtu pritet që të jenë të pajisura me çipin M2. E nëse kjo nuk është e mjaftueshme, Gurman thotë se procesori M3 veçse ka filluar të prodhohet, dhe pritet që vitin tjetër të futet tek laptopët MacBook Air me ekran prej 13 dhe 15 inç.

Veçse dihet se Apple po përgatitet që gjatë vjeshtës të lëshojë në treg iPhone 14, dhe raporti i Gurman ofron një përmbledhje të të gjitha “thashethemeve” që kanë filluar prej pothuaj një viti.

Momentalisht pritet që vetëm modelet Pro dhe Max Pro të iPhone 14 ta kenë të integruar çipin e ri të fuqishëm A16. Modelet Pro të iPhone 14 pritet që të kenë kamerë me sensor prej 48MP.