Pikërisht në prag të zgjedhjeve, kryeministri në detyrë Albin Kurti mori vendim që t’i ndajë nga 100 euro për disa kategori.

Si edhe në disa zgjedhjet e kaluara, Albin Kurti vendosi që të hap kuletën e shtetit e t’i shpërndajë nga 100 euro për fëmijët, studentët e pensionistët.

Por këtë herë Kurti në këtë ndarje përfshiu edhe sektorin privat.

Anipse sektorit publik i takoi paga e 13, Kurti vendosi që sektorit privat t’ua jap nga 100 euro.

Por deri kur do të mund të aplikohet për këto para?

Nga Ministria e Financave kanë njoftuar për lajmi.net se aplikimi për sektorin privat është i hapur edhe nesër, më saktësisht deri me datë 5 qershor.

Se sa është nuri i atyre që kanë aplikuar nuk dihet ende.

“Ju njoftojmë se aplikimi është  i hapur deri më 5 qershor.Vetëm pas përfundimit të afatit për aplikim mund të kemi të dhëna të sakta.”.