Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde ka komentuar raportin e ekspertëve ligjorë të Këshillit të Evropës mbi Kosovën, ku flitet për sistemin politik e juridik me standardet e KiE-së.
Rohde tha se lajm i mirë në këtë raport është se rregullat ligjore në përgjithësi janë në përputhje me standardet ndërkombëtare, ndërkaq lajm i keq është që moszbatimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese në Deçan shënon shkelje të qartë të sundimit të ligjit.
“Lajmi i mirë: rregullat ligjore në përgjithësi janë në përputhje me standardet ndërkombëtare. Lajmi i keq: Moszbatimi i vendimit të GJK-së në Deçan shënon shkelje të qartë të sundimit të ligjit“, ka shkruar Rohde në X.
Tutje, Rohde tha se dy rekomandimet e para të raportit për Kosovën në sundimin e ligjit janë: 1. Zbatimi pa vonesë i vendimeve të Deçanit dhe 2. Respektimi i plotë i pavarësisë së gjyqësorit, duke u përmbajtur nga kritikat e panevojshme që minojnë besimin në gjyqësor.
Thanks for CoE legal experts’ report on 🇽🇰‘s political/legal system conformity with CoE standards. The good news: ‚the legal rules are generally in line with intl. standards’. The bad news: Not implementing the CC’s Decani decision marks a ‚clear violation of the rule of law’.1/5
— Ambassador Jörn Rohde (@GermanAmbKOS) November 29, 2023







