Arkitekti i ekzekutimit të famshëm të penalltive, Antonin Panenka është i kënaqur që Sergio Ramos gjuan penalltitë në mënyrën e njejtë.

Panenka ka luajtur për kombëtaren çekosllovake si mesfushor i avancuar gjatë viteve 1973-1982, ndërsa ka mbetur në memorie ekzekutimi i penalltisë në finalen e Kampionatit Europian të vitit 1976 ndaj Gjermanisë Perëndimore në Beograd, që u mbyll me fitoren e Çekosllovakisë.

Penallti të stilit “Panenka” janë gjuajtur nga shumë futbollistë por kapiteni i Real Madridit, Sergio Ramos e ka aplikuar shpesh me ndeshjen ndaj Celta Vigos që ishte e fundit, e që e ka mbushur me krenari autorin e këtij ekzekutimi.

“Sigurisht se e di që Ramos i gjuan penalltitë në stilin tim. E kthen në memorie Beogradin e vitit 1976, çfarë emocionesh. Jam shumë krenar që Ramos e ka vazhduar këtë stil të ekzekutimit të penalltive, ai është padyshim njëri prej futbollistëve më të mirë në botë. Në fillim nuk i gjuante mirë por tani me kalimin e kohës i ka perfeksionuar, shembulli më i mirë është ai i fundit ndaj Celta Vigos”, deklaroi Panenka.