Griezmann

Antoine Griezmann mban një rekord të spikatur në futbollin ndërkombëtar

Rëndësia e Antoine Griezmann për kombëtaren franceze shkon përtej fjalëve. Fakti që ai nuk ka humbur asnjë ndeshje që nga qershori i 2017-ës është diçka e mrekullueshme.

Për ta vënë në perspektivë, ai ka luajtur në 81 ndeshje radhazi, duke përfshirë ndeshjet konkurruese dhe ato miqësore.

Kjo seri e pabesueshme ka vendosur një standard të ri në nivel ndërkombëtar.

Trajneri i Francës, Didier Deschamps së fundmi ka folur fjale të mëdha për yllin e ekipit të tij dhe Atleticos.

“Antoine, ai ka edhe diçka shtesë, ai ka qenë gjithmonë një lojtar shumë i rëndësishëm, gjithmonë kam mbajtur besimin tim tek ai në periudha shumë më të vështira për të”.

“Antoine, me atë që bën në fushë, ai është një shtyllë kyçe në kuptimin e të qenit motor. Ai ishte dhe do të mbetet i tillë në të ardhmen”, ka thënë Deschamps.