Ka pak orë që nga aksioni i gjerë i Policisë së Kosovës në bashkëpunim me Doganën dhe Prokurorinë, nga ku rezultoi me arrestimin e dy personave të dyshimtë.
Përpos arrestimit të tyre, zyrtarët policorë kanë arritur edhe konfiskimin e 80.5 kilogramëve drogë të llojit heroinë.
Por ky aksion nuk është i pari gjatë këtyre ditëve.
Ka kaluar vetëm pak ditë që nga aksioni i kaluar i antidrogës nga ky u konfiskuan substanca narkotike në vlerë 1 milion euro.
Nga aksioni policor i realizuar në Shirokë të Komunës së Suharekës janë arrestuar gjashtë persona, janë gjetur 32 kilogramë narkotikë e llojit marihuanë, 2 mijë e 59 bimë të mbjellura në saksi, të gjitha këto tashmë të konfiskuara.
Poashtu nga ky rast janë konfiskona edhe narkotikë që ishin të përgatitura dhe të gatshme për shitje.
Laboratori ku janë gjetur narkotikët i ka pasur të gjitha pajisjet e nevojshme për kultivimin e bimës së kanabisit si: ndriçimin e posaçëm, sistemin e ujitjes, sistemin e ajrosjes, peshore, qese, si dhe sasi të konsideruar të dheut të vendosura në thasë.
Nga ky aksion janë sekuestruar: 3 automjete të markave BMW, Ford dhe Opel Zafira; 6 celularë; para të gatshme në shumë prej 2185.29 euro, 313 denar maqedon; – një DVR; dhe një llaptop.
E aksione të ngjashme të antidrogës janë realizuar gjatë vitit të kaluar dhe këta dy muaj thuajse gjatë tërë kohës.
E nga aksioni i sotëm u konfiskuan mbi 80 kilogramë drogë të llojit heroinë.
Nga Prokuroria Themelore e Ferizajt kanë bërë të ditur se detajet lidhur me këtë aksion do të jepen në konferencën e thirrur në ora 20:00
Deri më tani dihet se janë arrestuar dy persona të dyshimtë ndërsa droga theksohet të jetë destinuar nga një vend tjetër për në Kosovë.







