Sistemi imunitar

Antibiotikët natyror që eliminojnë mikrobet dhe bakteret, si dhe forcojnë sistemin imunitar

Të gjithë ne jemi të ekspozuar gjatë gjithë kohës ndaj mikrobeve, viruseve dhe baktereve. Shumicën e kohës nuk e vërejmë, sepse sistemi ynë imunitar bën punën e tij. Disa të tjerë në vend të kësaj kanë një ftohje të keqe ose një dhimbje të bezdisshme të fytit. Dhe pastaj kuptojmë se sistemi imunitar i trupit dështoi.

Kjo është arsyeja pse ekspertët nuk lodhen kurrë së sugjeruari strategjitë më të mira ushqimore për të pasur një sistem imunitar që është i aftë të reagojë ndaj kërcënimeve.

Më poshtë ju sugjerojmë disa ushqime që i japin një “shtysë” të çmuar sistemit tuaj imunitar…

Kos (probiotikë)

Është e rëndësishme që të kemi sasinë e duhur të baktereve “të mira” probiotike në sistemin tonë të tretjes. Këto mikroorganizma janë thelbësorë për mirëqenien dhe efikasitetin e sistemit imunitar dhe për t’i siguruar ato mjafton të konsumoni çdo ditë kos të thjeshtë.

Çaj jeshil

Gjysmë litri çaj jeshil në ditë zvogëlon rrezikun e prekjes nga gripi dhe ftohjet me të paktën një të katërtën, kjo falë katekinave që përmbahen në këtë larmi të veçantë çaji.

Karota

Siç e dimë, ato janë shumë të pasura me karotenoide, substanca që kontribuojnë në funksionimin e duhur të sistemit imunitar. Karotat nuk duhet të mungojnë asnjëherë në dietën ditore.

Vitamina D3

Marrja e suplementeve me Vitaminë D mund të zvogëlojë mundësinë e prekjes nga gripi dhe ftohja. Gjithashtu vitamina D është thelbësore për efikasitetin e sistemit tonë imunitar. Është vlerësuar se rreth 50% e popullsisë botërore vuan në një masë më të madhe ose më të vogël nga mungesa e vitaminës D, kryesisht për shkak të ekspozimit të pamjaftueshëm ndaj rrezeve të diellit.