Anthony Joshua humb shumë peshë në prag të duelit me Andy Ruiz Jr

Anthony Joshua ka bërë humbje drastike të peshës para revanshit me Andy Ruiz Jr.

Anthony Joshua ka ngritur shqetësime në mesin e tifozëve të tij me humbjen e peshës në fotografitë e fundit të publikuara.

Promotori Eddie Hearn ka ndarë një fotografi ku Joshua duket shumë më i lehtë në peshë për dallim nga dueli i tij i parë me Andy Ruiz Jr, që përfundoi me humbje shokuese në New York në qershor, shkruan “The Sun”.

Joshua dhe Ruiz ndeshen në revansh të shtunën mbrëma në Arabinë Saudite.

Por, në rrjete sociale ka reagime nga më të ndryshmet në lidhje me transformimin në trupin e britanikut.

Joshua e ka arsyetuar transformimin e tij duke thënë se tani ka shpejtësi më të madhe në lëvizje por insiston se nuk e ka humbur goditjen e fortë.

Kështu dukej Joshua para duelit të parë me Andy Ruiz Jr.