Antetonkoumpo firmos kontratë rekorde në NBA

Ylli i Milwaukee Bucks, Giannis Antetokounmpo, ka firmosur kontratën më të madhe në histori të NBA-së.

Antetokounmpo ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare të vlefshme 228.2 milionë dollarë. Detajet e kontratës për ESPN-në i ka konfirmuar agjenti i reprezentuesit të Greqisë.

Fituesi i dyfishtë i MVP-së në NBA, ka thyer rekordin e James Hardenit që në vitin 2017 kishte firmosur me Houston Rocketsin kontratë të rëndë 228 milionë dollarë.

“Kjo është shtëpia ime, ky është qyteti im. Jam i bekuar që kam mundësi të jem pjesë e Milwaukee Bucksit për pesë vjetët e ardhshme”, ka shkruar 26-vjeçari në rrjetet sociale.