Ansu Fati pritet të mbetet në skuadrën e parë të Barcelonës

Ansu Fati ka hyrë në skuadrën e parë të Barcelonës këtë sezon dhe ai është i vendosur të vazhdojë atje edhe në të ardhmen.

Sulmuesi i ri ka punuar me Barcelona B në para-sezon, por ai ka shkëlqyer nën drejtimin e Ernesto Valverdes.

Lëndimet e Lionel Messit, Luis Suarez dhe Ousmane Dembele, kanë bërë që Valverde të ftojë në ekipin e parë edhe 16-vjeçarin.

Fati debutoi kundër Real Betis në Camp Nou kur ai hyri në minutën e 76′ dhe ai luajti pjesën e dytë ndaj Osasunas, madje duke shënuar gol.

Me kontratën deri në qershor 2022, Fati është golashënuesi më i ri në historinë e klubit dhe i treti më i ri në LaLiga.

Ndeshja e radhës e katalanasve luhet më 14 shtator kundër Valencias dhe, siç qëndrojnë gjërat, ai do të jetë pjesë e skuadrës.

loading…