Ansu Fati futet në histori të El Clasico

Ansu Fati vazhdon të shkruajë historinë.

Trajneri Ernesto Valverde i ka dhënë atij mundësinë e artë, për t’u bërë lojtari më i ri që paraqitet në El Clasico në këtë shekull.

Fati në lojë hyri në minutën e 82’, kur zëvendësoi Antoine Griezmann.

Talenti i ri i Barcës tashmë ka tejkaluar Bojan Krkic, i cili në dhjetor të vitit 2007 kishte debutuar në El Clasico me 17 vjet e 117 ditë.

Ansu Fati, debutimin e bëri me 17 vjet e 48 ditë