La Liga

Ansu Fati apo Dembele: Dilema tjetër e madhe te Barcelona

Ansu Fati ka përfituar si lojtar formacioni pas dëmtimeve të Luis Suarez, Lionel Messi dhe Ousmane Dembele.

Por me kthimin e këtyre të fundit, nuk ka garanci për djaloshin që të luajë edhe aq shumë, pasi trajnerët ende besojnë te përvoja.

Tifozët e Barcelonës tashmë e adhurojnë 16-vjeçarin, i cili ka shënuar dy gola dhe ka asistuar një herë në vetëm 116 minuta në La Liga.

Dembele, ndërkohë, do të duhet të fitojë besimin e Campit Nou, megjithëse ai mbetet ende në hierarki përpara Fatit, të paktën kështu mendon Ernesto Valverde.

Ish-trajneri i Bilbaos, do t’i duhet ta mbrojë produktin e akademisë së Barcelonës, pasi klubi është i vetëdijshëm për rreziqet kur një lojtar shpërthen në moshë të re.

Me Suarez, Messi dhe Dembele në sulm, Valverde mund ta kthejë Fatin përsëri te Barcelona B , por nëse i riu vazhdon të shënojë, një vendim i tillë nuk do të jetë i gjatë dhe francezi Dembele duhet të fillojë të frikësohet për minutat.

loading…