Mediat në Serbi vazhdojnë të shkuarjnë “zi e terr” për Kosovën në baza ditore. Të “blera” gati në tërësi nga Aleksandar Vuçiqi dhe njerëzit e tij, këto mediat propagandojnë çfarë t’ju referojë politika atje.
Së fundit, një media në Serbi shkruan për taksën që Kosova i ka vënë mallrave serbe, ndërsa tërhehqë paralele se si një produkt kosovar po shitet lirshëm në Serbi.
“S’ka keks serb, kurse neve na shesin kafenë shqiptare. Atë që të gjithë e duam gjendet në rafetet tona”, shkruan sonte gazeta serbe “Espreso”, transmeton Ballkani.info.
“Për prodhimet serbe e kanë mbyllur tregun e Kosovës, duke vendosur deri më tash taksa të papara, por prodhuesve nga Kosova s’ju pengon që mallin e tyre ta plasojnë në territorin e Serbisë. Dhe me këtë të fitojnë mirë”, shkruan tutje gazeta.
Sipas saj, kosovarët po e djegin “Plazmën” serbe në Prishtinë, kurse kafeja “Princ” të cilën e prodhon “Devolli Corporation” nga Peja rregullisht gjendet në rafetet e marketeve serbe.

“Duke marrë parasysh që nuk ka taksë shtesë, për nga çmimi asaj (prince kafesë kosovare) askush s’mundet t’i afrohet, sepse një qese prej 200 gramësh kushton 140 dinarë”, thekson tutje gazeta nga Beogradi.
Tutje kjo gazetë shkuan se sipas disa vlerësimeve, taksa prej 100 për qind i kushton Serbisë 42 milionë euro në muaj.
“Për pesë muaj që kur Prishtina e ka vënë taksën, fatura ka shkuar mbi 200 milionë euro”, shkuan në fund “Espreso”. /Ballkani.info/







