Anglisë i lëndohet një lojtar para ndeshjes me Kosovën

Fabian Delph është larguar nga kampi i Anglisë dhe është rikthyer tek Evertoni.

Mesfushori anglez është grumbulluar nga ‘Tre Luanët’ i lënduar, por që kishte shpresuar se do të rikuperohej për dy ndeshjet e radhës të eliminatoreve për ‘Euro 2020’.

Megjithatë, tani është konfirmuar se Delph nuk mund të luajë dhe se rikuperimin do ta vazhdojë te klubi i tij.

Ende nuk është caktuar zëvendësuesi i tij në kohën kur Anglia po përgatitet për ndeshjen e së enjtes ndaj Malit të Zi dhe ndeshjen e së dielës ndaj Kosovës.

Në anën tjetër, Jordan Henderson është i pezulluar për ndeshjen e enjtes, por që pritet të luajë ndaj Kosovës.

loading…