Euro 2024

Anglia zhgënjen, vetëm barazim me Danimarkën

Anglia nuk ka mundur të marrë më shumë sesa një barazim në ndeshjen e dytë të Kampionatin Evropian që po mbahet në Gjermani.

“Tre Luanët”, kanë barazuar ndaj Danimarkës me rezultat 1:1 dhe pothuaj e kanë siguruar kualifikimin, edhe pse duhet të pritet ndeshja e fundit ku Anglia luan me Slloveninë, ndërsa Danimarka ndeshet me Serbinë.

Anglia është e para me katër pikë, Danimarka me dy sosh sa ka edhe Sllovenia ndërsa Serbia është e fundit me një pikë. /Ballkani.info