Anglia po e shkatërron tërësisht Ukrainën, bie edhe goli i 4-të

Jordan Henderson ka shënuar edhe golin e katërt për Anglinë duke fundosur kështu Ukrainën në çerekfinalen në Euro 2020.

Shpresat e Ukrainës për gjysmëfinale tashmë janë shuar, pasi Anglia ka shënuar edhe një gol sonte në Romë.

Rezervisti Henderson, i cili në pjesë të dytë hyri në vend të Declan Price, shënoi golin e tij të parë në këtë kampionat dhe të katërtin për Anglinë në këtë ndeshje.