Anglia në gjysmëfinale të Evropianit pas 25 vitesh

Anglia ka prekur gjysmëfinalen e një Evropiani pas 25 vitesh, duke mposhtur Ukrainën me rezultat 4:0. Hera e fundit që anglezët ishin në fazën e katër më të mirave të një Evropani ishte në vitin 1996, kur trajneri aktual Gareth Southgate humbi penalltinë vendimtare përballë Gjermanisë.

Anglia e nisi mirë ndeshje duke kaluar në epërsi qysh në minutën e 4-të me Harry Kane.

Shpërthimi i anglezëve ishte në fillimin e pjesës së dytë, ku shënuan tre gola dhe vulosën fatin e ndeshjes.

Harry Maguire në të 46-n, Harry Kane në të 50-n dhe Jordan Henderson në të 63-n realizuan për ta çuar Anglinë në gjysmëfinale të Euro 2020.

Skuadra e Southgate janë e vetmja përfaqësuese që nuk kanë pësuar asnjë gol deri më tani në Euro 2020.

Në gjysmëfinale, Anglia do të përballet me Danimarkën.