Kampionati Evropian

Anglia mposht Italinë, kualifikohet në Evropian

Anglia e ka siguruar kualifikimin në Kampionatin Evropian, pasi e ka mposhtur Italinë në “Wembley” me rezultat 3:1.

Harry Kane shënoi dy gola ndërsa një tjetër Rashford për këtë fitore të madhe e cila u garanton “Tre luanëve” pjesëmarrjen në Kampionatin Evropian.

Në anën tjetër Italia duhet të fitojë në dy ndeshjet e radhës me Maqedoninë dhe Ukrainën nëse dëshiron të kualifikohet tutje. /Ballkani.info