Kombëtarja e Anglisë po kryen stërvitjen e fundit para nisjes në Prishtinë.

‘Tre Luanët’ janë mysafir të Kosovës në ‘Fadil Vokrri’ të dielën, në ndeshjen e fundit kualifikuese për Euro 2020.

Faqja zyrtare e Anglisë njofton se kombëtarja e tyre po stëvitet në Watford tani, para se gjatë ditës së sotme të niset drejt Prishtinës.

Në ndeshjen kundër Kosovës, Anglisë do t’i mungojnë Joe Gomez dhe Jordan Henderson.

Kujtojmë se Anglia tashmë ka siguruar kualifikimin në Euro 2020, ndërsa Kosova do ta kërkojë atë përmes Ligës së Kombeve