Anglia ka shënuar fitore shumë të lartë për të konfirmuar vendin në Botërorin “Katari 2022”. Të hënën mbrëma, Anglia fitoi 10:0 në udhëtim ndaj San Marinos. Anglia fitoi Grupin I me 26 pikë, gjashtë më shumë se Polonia.
Harry Kane shënoi katër gola në fitoren e Anglisë, dy prej tyre nga penalltia. Nga një gol e shënuan Harry Maguire, Emile Smith Rowe, Tyrone Mings, Tammy Abraham e Bukayo Saka. Lojtarët e San Marinos shënuan edhe një autogol. Anglia për herë të shtatë rresht është kualifikuar në Botëror.







