Anglia – Gjermania dhe Hungaria – Italia, formacionet zyrtare

Janë publikuar formacionet zyrtare në dy takimet kryesore të mbrëmjes së sotme në Ligën e Kombeve.

Anglia dhe Gjermania e zhvillojnë derbin e Grupit 3 në Ligën A në stadiumin “Wembley” në Londër, shkruan Demokracia.com.

Gjermania ka nevojë për fitore, duke shpresuar edhe në fitoren e Hungarisë në po të njëjtin grup kundër Italisë në mënyrë që të pozicionohet në vendin e dytë. Anglia në anën tjetër ndodhet në pozitën e fundit me vetëm dy pikë.

Formacionet zyrtare:

Anglia: Popo, James, Shaw, Stones, Dier, Maguire, Rice, Bellingham, Kane, Sterling, Foden.

Gjermania: Ter Stegen, Raum, Kehrer, Kimmich, Havertz, Musiala, Sule, Hofmann, Sane, Gundogan, Schlotterbeck.

Në po të njëjtin grup, Hungaria lidere i bën konak Italisë që po e ndjek nga vendi i dytë.

Italia konsiderohet favorite në “letër”, me Hungarinë që dëshiron t’i gëzojë tifozët që pritet të jenë në numër të madh sonte.

Formacionet zyrtare:

Hungaria: Gulacsi, Lang, Orban, At. Szalai, Fiola, Nagy, Schafer, Kerkez, Nego, Szoboszlai, Ad.Szalai.

Italia: Donnarumma, Toloi, Acerbi, Bonucci, Di Lorenzo, Dimarco, Jorginho, Cristante, Barella, Gnonto, Raspadori

Dy ballafaqimet në fjalë nisin nga ora 20:45./Demokracia.com/