Anglia fituese e Finalissimas së parë të femrave

Kombëtarja e Anglisë në konkurrencën e femrave e ka mposhtur Brazilin me ndihmën e penalltive, për ta fituar trofeun e parë të Finalssimas së femrave, dhe gjithashtu të vazhdojë formën e pamposhtur në 30 ndeshje.

Chloe Kelly, e cila e shënoi golin e fitores në finalen e Euro 2022 në “Wembley” vitin e kaluar, shënoi penalltinë e fundit për Anglinë, dhe menjëherë vrapoi drejt tifozëve për të festuar, raporton KosovaPress.

Zëvendësuesja te Brazili, Andressa Alves e rezultatin në 1:1 në minutën e 93’ për ta quar ndeshjen drejt penalltive, pasi Ella Toone i dha epërsinë Anglisë qysh në pjesën e parë

Ishte një natë historike në stadiumin “Wembley” që pa kampionin evropian të testohej seriozisht nga fituesi i Kupës së Amerikës, Brazili, por përfundoi me kapitenen angleze Leah Williamson që e ngriti në fund trofeun.

Rezultati final i ndeshjes, 1:1 (Anglia fiton në penallti me shifrat 4:2).