Angli – Kroaci, mbyllet në barazim pjesa e parë

Kombëtarja e Anglisë dhe ajo e Kroacisë kanë luajtur pa gola (0-0) gjatë pjesës së parë në ndeshjen e vlefshme të Grupit D në Euro 2020.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë më të mirë dhe dominim të anglezëve, të cilët krijuan më shumë raste dhe patën disa mundësi shënimi.

Megjithatë, portat mbeten të paprekura në këtë pjesë dhe skuadrat duhet të tentojnë ta gjejnë golin në pjesën e dytë.

Rasti më i miri i ndeshjes ishte padyshim ai i minutës së gjashtë, kur Phil Foden qëlloi shtyllën pas një veprimi të mirë individual.

Posedimi i topit ishte 58 për qind në këmbët e anglezëve, ndërsa 42 për qind u menaxhua nga kroatët.

Gjatë kësaj pjesë pati vetëm një karton të verdhë për kroatin Duje Caleta-Car (42’), ndërsa Anglia pati rreth 100 pasime të kompletuar më shumë se Kroacia.

Më poshtë keni statistikat nga pjesa e parë: