Angli, ideja kontroverse: Ndeshjet, më pak se 90 minuta

Premier League është ende në pritje të miratimit nga qeveria Johnson per ‘Project Restart’ që do të lejojë rifillimin e sezonit në mesin e muajit qershor për ta mbyllur atë në fund të korrikut.

Dhe ndërsa të gjithë janë në pritje në Britani po hidhen hipoteza të ndryshme në lidhje me këtë çështje disa prej tyre mund të konsiderohen edhe revolucionare siç ishte ajo e orëve të fundit e bërë e ditur nga presidenti i Shoqatës së Futbollistëve në Angli, Gordon Taylor që foli zhvillimin e ndeshjeve në më pak se 90 minuta, në fusha neutrale dhe me numër më të lartë zëvendësimesh.

‘Nuk e dimë se çfarë do të na rezervojë e ardhmja-tha Gordon Taylor-njohim vetëm propozimet që na janë bërë; ndeshje me dyer të mbyllura në fusha neutrale, më shumë zëvendësime dhe me pjesë më pak se 45 minuta. Janë shumë zgjidhje që duhen marrë në konsideratë’.

Fjalën e fundit për rifillimin e kampionatit pasi qeveria dhe autoritetet shëndetësore të japin lejen, do ta kenë vetë futbollistët që së bashku me përfaqësuesit e futbollit anglez do të përcaktojnë edhe detajet e fundit të protokollit. por disa lojtarë si Sergio Aguero kanë shfaqur frikë dhe dyshime në lidhje me rikthimin në fushën e lojës.

‘Aguer është një futbollist i madh dhe ka të drejtën që të japë opinionin e tij-vijoi Taylor-nuk bëhet fjalë për frikë, por për të qenë të informuar për rreziqet. Në momentin që do të kemi të gjithë elementet do të bëjmë vlerësimet tona.