VV

Anëtarja e VV’së, Gashi i quan portalet ‘pordhtale’: Paralajmëron fundin e tyre pasi publikuan lajme për të

Anëtarja e VV’së, Donika Gashi, ka kritikuar portalet pas publikimit të lajmeve me disa komente të saj rreth nënave të Kosovës.

Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ajo ka shpërndarë një shkrim tjetër ku flitet për drejtorin e portalit Insajderi, Parim Ollurin, për të cilin ka thënë se duhet të mbyllet pasi që kështu e meriton.

Ajo ka ofenduar gazetarët duke i quajtur ‘fundërrina’ si dhe mediat ‘pordhtale.

Më poshtë gjeni shkrimin e plotë të saj:

Fundërrinave të kinse gazetarisë (që janë përmendur këtu), e të cilët merren me komente të mijat të facebookut dhe prej tyre publikojnë artikuj në pordhtalet e profilet e tyre, në kuadër të fushatave linçuese kundër mbështetësve të LVV-së, ka me ju ardhë fundi, bash ashtu si e meritojnë.