Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës (PACE) ka bërë të ditur se çështja e anëtarësimit të Kosovës në KiE është sot në rend dite, në kuadër të agjendës së sesionit pranveror.
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani në një postim në platformë X shkruan se sot anëtarët e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës kanë mundësi të dërgojnë një mesazh të fuqishëm se Evropa qëndron e fortë në përkushtimin e saj ndaj demokracisë dhe të drejtave të njeriut.
“Sot, anëtarëve të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës u jepet mundësia të dërgojnë një mesazh të fuqishëm se Evropa qëndron e fortë në përkushtimin e saj ndaj demokracisë dhe të drejtave të njeriut!
Kushdo që beson vërtet në një të ardhme që mbështet këto vlera do të votojë në favor të anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës”, shkruan e para e shtetit.
Ndryshe, sot në rend dite të Asamblesë Parlamentare është çështja e anëtarësimit të Kosovës në KiE.
Besnik Tahiri, pjesë e delegacionit të Kosovës ka shkruar se këto ditë janë historike për vendin tonë.
Në platformën “X”, ai shkruan se në ora 16:00 do të zhvillohet debat për aplikimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, ku raporti i Dora Bakoyannis duhet të marrë 2/3 e votave të anëtarëve prezentë.
“Të martën, më 16 prill 2024, mbahet takimi i Asamblesë Parlamentare. Ky sesion pranveror i Asamblesë Parlamentare i Këshillit të Evropës është i një rëndësie historike. Këtë ditë, diku rreth orës 16:00, do të zhvillohet debat për aplikimin e Kosovës në Këshillin e Evropës. Në këtë sesion do të diskutohet raporti i znj. Dora Bakoyannis, i cili duhet të marrë 2/3 e votave të anëtarëve e prezentë”, shkruan ai.
Today, @PACE_News Assembly Members are given the opportunity to send a powerful message that Europe stands strong in its commitment to democracy & human rights!
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) April 16, 2024
Everyone that truly believes in a future that upholds these values will vote in favor of 🇽🇰's membership to the @CoE. pic.twitter.com/N1n7a98IUJ







