Andy Ruiz Jr e mposht Anthony Joshuan edhe në goditje të makinës së boksit me pikë

Kampioni i ri i peshave të rënda Andy Ruiz Jr mori një fitore befasuese, por të madhe ndaj Anthony Joshuas.

Nuk e ka pritur askush, e hiq më pak AJ, që u rrëzua hiq më pak se katër herë.

Shumë kanë pritur që meksikani do të jetë një rival i lehtë për britanikun.

Për Joshua, tani fillon një periudhë e re, ku do të jetë në violine sfiduesit pas një kohe të gjatë. Deontay Wilder ishte në radhë, por duket se tani do të zhvillohet një rimeç me Ruiz.

Se fitorja e Ruiz nuk është edhe aq shumë befasi, tregojnë tani edhe videot që vijnë njëra pas tjetrës.

Joshua goditi me boks një makinë që matë goditjen në emisionin Graham Norton Show dhe regjistroi 848 pikë.

Ruiz ndërmori të njëjtën sfidë në Inside Boxing dhe e prishi këtë rezultat duke marr 967 pikë, ndërsa hante çokollatë, ku i kërkoi udhëheqësit të emisionit t’ia mbajë pak derisa godet.

Tashmë duhet të presim deri në fund të vitit për meçin e madh.