Andre Silva afër Monacos
Monaco është pranë transferimit të sulmuesit Andre Silvas nga Milani, që do t’ia mundësonte Milanit të mbushte arkat për blerjen e Angel Correas nga Atletico Madridi.
Mediat italiane raportojnë se Silva ka marrëveshje me Monacon dhe Milani do të përfitojë 30 milionë euro për shërbimet e tij.
Portugezi raportohet se është përshëndetur me bashkëlojtarët.
Transferimi i tij në Francë do të mundësonte përfundimin e bisedimeve për Correan. Atletico kërkon 30 milionë euro për 24-vjeçarin.