Andi Zeqiri me Brightonin barazon në shtëpi

Andi Zeqiri ka luajtur një pjesëlojë për Brightonin sonte kundër Wolverhamptonit në xhiron e 17-të të Premier Leagues së Anglisë.

Zeqiri u aktivizua në fillim të pjesës së dytë, ndërsa Brightoni barazoi 3:3 në shtëpi.

Aaron Connolly (13’), Neal Maupay (46’ penallti) dhe Lewis Dunk (70’) shënuan për Brightonin, ndërsa Romain Saiss (19’), Daniel Burn (34’ autogol) dhe Ruben Neves (44’ penallti) për Wolverhamptonin.

Zeqiri, i cili po kërkohet nga Kosova, pati një rast ideal për të shënuar në minutën e 69-të. Ai Brightonit iu bashkua në verë nga Lausanne. Brightoni pas 17 xhirove zë vendin e 17-të me 14 pikë. Wolverhamptoni zë vendin e 12-të me 22 pikë.