Barazimi me PSG-në

Ancelotti thotë se Napoli është në avantazh të lehtë ndaj kundërshtarve në grup

Trajneri i Napolit, Carlo Ancelotti është ndarë i kënaqur me rikthimin e skuadrës së tij në barazimin 1-1 me Paris Saint Germain.

Lorenzo Insigne me penalltinë e shndërruar në gol në pjesën e dytë iu kundërpërgjigj avantazhit të përkohëshëm të parisienëve që shënuan me Juan Bernat.

Kjo pikë i ndihmoi klubit italian të ngritet në pozitën e parë në grupin C me 6 pikë aq sa ka edhe Liverpooli që u shokua në Beograd nga Crvena Zvezda.

Napoli ka raport më të mirë se PSG në përballjet direkte, ndërsa xhiron e ardhshme ka një ndeshje më të lehtë në letër me Crvena Zvezdën në shtëpi, kurse PSG pret Liverpoolin në “Parc des Princes”, me Ancelottin që beson se kanë avantazh të lehtë karshi rivalëve të grupit.

“Jam shumë i lumtur teksa kemi dalur nga kjo ndeshje me një avantazh të lehtë kundër njërs prej skuadrave më të mira në Europë. Të jemi të sinqertë nuk kemi pritur që Liverpooli të mposhtet në Beograd, kështu që tani edhe Crvena Zvezda ka filluar të futet në llogaritë e kualifikimit, do të jetë grup i ngushtë. Plani jonë për t’i mos i lejuar Neymarin dhe Di Marian të marrin topin funksionoi. Ata kishin shumë posedim por mund të shkonte më keq për ne”, deklaroi Ancelotti.

Pavarësisht se nuk arriti ta mbajë epërsinë skuadra e tij, Thomas Tuchel tha se ka parë shenja rritje te PSG-ja.

“Mendoj se kemi pasur një paraqitje pozitive, të paktën për një pjesë të lojës. Ne dëshmuam se jemi gati për ndeshje të këtij rangu. Ishte normale të vuanim për shkak se ata ishin duke humbur dhe patjetër se do të bënin presion. Duhej të ishim më të guximshëm për të sulmuar në pjesën e dytë”, përfundoi Tuchel.