Ancelotti përjashton mundësinë e transferimit të Ibrahimovicit te Evertoni

Carlo Ancelotti e ka lënë derën hapur për “mikun e tij të mirë” Zlatan Ibrahimovic për t’u bashkuar me të në Everton në stafin teknik, me sulmuesin suedez të disponueshëm si lojtar i lirë.

Shumë ekipet janë vënë në dispozicion të sulmuesit shtatëlartë, pasi vendosi t’i jepte fund aventurës në MLS me La Galaxy.

Ibra është lidhur me një kalim te Milani dhe thuhet se gjithçka është drejt finalizimit.

Kur u pyet në lidhje me Ibrahimovicin në konferencën e tij të parë për shtyp, Ancelotti tha: “Ai është një mik i mirë i imi. Kam trajnuar shumë lojtarë fantastikë”.

“Unë e di se ai e mbaron periudhën e tij në Shtetet e Bashkuara, nuk e di se cila është ideja e tij. Më duhet ta thërras, mbase e bëj. Nëse ai dëshiron të vijë në Liverpool për t’u kënaqur mund të vijë – por jo të luajë!”.