Trajneri i Napolit

Ancelotti: Nuk ka rrezik në rrotacion

Carlo Ancelotti insiston se nuk ka rrezik në rrotacion të skuadrës pas i ndërroi tetë lojtari në formacioni startues kundër Sassuolos, të cilën e mposhti 2-0 në Sao Paolo.

Ancelotti i ka përdorur 10 formacione të ndryshme në këtë stinor, me 21 lojtarë të ndryshëm, transmeton Gazeta Express.

“Kur ke lojtarë profesionist, nuk ka rrezik në rrotacion”, ka thënë Ancelotti pas ndeshjes.

“Secili e jep maksimumin dhe e meriton të luajë, kështu që e kam mundësinë të bëjë rrotacion dhe të vendosi se cili prej talenteve të mi do të luajë”.

“Ne luajtëm shumë mirë sot, edhe pse Sassuolo nuk ishte një kundërshtar i lehtë, por ne në fund e kontrolluam ndeshjen”.