Ancelotti nuk e do Hysajn, Napoli gjen zëvendësuesin e tij

Carlo Ancelotti ka kërkuar me çdo kusht që sezonin e ardhshëm të ketë në dispozicion një mbrojtës krahu në vend të Elseid Hysaj dhe Mario Rui.

Prej kohësh flitej për një interesim për Keiran Trippier të Tottenhamit, por së fundi “La Gazzetta dello Sport” ka bërë me dije se presidenti Aurelio De Laurentiis ka hapur dritën jeshile për të filluar negocimin me klubin londinez, që e vlerëson në 30 milionë euro kartonin e mbrojtësit të tyre.

Një shifër e lartë, që Napoli do të tentojë ta ulë, duke qenë se edhe vullneti i lojtarit është që të kalojë në Itali me skuadrën e kaltër.

Mbrojtësi i kombëtares angleze do të luajë finalen ndaj Liverpool me 1 qershor dhe pas kësaj date do të sqarojë të ardhmen e tij. Kujtojmë që për të ka shfaqur interes edhe Altetico Madrid.