Trajneri portugez

Ancelotti i tha “jo”, Brazili i kthehet Murinhos për bankinën

Me Ancelottin tashmë të paarritshëm – trajneri italian ka vendosur të rinovojë kontratën e tij me Realin e Madridit deri në vitin 2026 – emrat e zëvendësuesve të mundshëm për bankinën e Brazilit kanë filluar të dëgjohen në mediat braziliane.

Ndër emrat më të lakuar në shtypin brazilian është ai i Jose Mourinho, trajnerit aktual të Romës. Por portugezi nuk është i vetmi në listën e kandidatëve të mundshëm për stolin e Brazilit.

Shtypi brazilian trajton më shumë opsione si ai i Abel Ferreirës, kampion i shumëfishtë me Palmeiras, Renato Gaucho, i cili e përfundoi mirë sezonin 2023 me Gremion ose Jorge Jesus aktualisht te Al-Hilal. Megjithatë, shumë gjëra do të varen nga zgjedhjet për kreun e ri të Federatës Braziliane të Futbollit (CBF).