Ancelotti e dëshiron Jamesin edhe te Evertoni

Carlo Ancelotti nuk e fsheh dashurinë e tij për fantazistin kolumbian James Rodriguez dhe pasi dështoi që ta marrë te Napoli, po kërkon ta marrë në Angli te Evertoni, në stolin e të cilës u ul në fund të vitit që lamë pas.

Tekniku italian e ka stërvitur Jamesin te Real Madridi dhe këmbënguli që ta marrë këtë verë te Napoli, por në fund Perez vendosi ta mbajë në kryeqytetin spanjoll fantazistin kolumbian, të paktën deri në janar.

Megjithatë pjesa e parë e sezonit pa që James të impenjohet shumë pak nga Zidane dhe Ancelotti po kërkon të përfitojë nga situata për ta transferuar tani në Premier League, me fanellën e Evertonit.

Klubi nga Liverpooli po investon për t’u ngritur në nivele të larta dhe është gati të paguajë 45 milionë euro në arkat e Realit për kartonin e James Rodriguez, shifër kjo që do të kënaqte padyshim presidentin madrilen Florentino Perez.