Ancelotti beson te përmbysja e rezultatit ndaj Arsenalit

Carlo Ancelotti beson te përmbysja e madhe.

Trajneri i Napolit është besimplotë se skuadra e tij mund t’ia dalë ndaj Arsenalit edhe pse ka humbur 2-0 në ndeshjen e parë në Londër.

Për Ancelottin mundësitë e kualifikimit ekzistojnë ende pasi edhe Napoli ndaj topçinjëve mund të bëjë atë që bëri Juventusi ndaj Atletico Madridit, edhe pse mbrëmjen e djeshme bardhezinjtë u eliminuam nga Ajaxi me Ancelottin që dha një mendim edhe për këtë.

SHANSET NDAJ ARSENALIT – “Do të na duhet të luajmë me zemër dhe me tru. Duhet të mos na mungojë guximi. Nuk duhet të jemi aq të depërtueshëm në mbrojtje. Të bëjmë ndeshjen perfekte. Tifozët do të jenë një shtysë e madhe për të triumfuar. Rezultati na penalizon, por ne do bëjmë çfarë kemi në dorë për të tentuar kualifikimin.”

CALLEJON – “Do të qëndrojë. Kjo është dëshira e tij dhe e jona. Është një lojtar që e ndjen rëndësinë e fanellës së kësaj skuadre. Ai është pikë kyç për ne.”

ELIMINIMI I JUVENTUSIT – “Mbrëmë u dëshmua se në Europë gjithçka është e paparashikueshme. Juventusi nuk e përgatiti mirë ndeshjen. Ajakxi u tregua një ekip i madh. Ata gjithmonë prodhojnë lojtarë të mëdhenj. Në Itali është e pamundur të programosh për të ardhmen, sepse të gjithë duan rezultat menjëherë”.