Analisti Xhevdet Pozhari i fyen rëndë preshevarët: Po e merrni vaksinën ruse, veprim i neveritshëm

Analisti politik, Xhevdet Pozhari përmes një postimi në Facebook i ka fyer shqiptarët e Luginës së Preshevës me arsyetimin se po marrin vaksinën ruse në Serbi.

“Këta preshevarët të cilët jetojnë e veprojnë në Kosovë ngaqë ky vend i ka privilegjuar shkaku i rrethanave se ku iu ka rënë hise të lindin, së paku mos të postojnë foto t’u e marr vaksinën ruse anti-Covid në Serbi. Veprim i neveritshëm mossolidarizimi me populin e Kosovës”, ka shkruar Pozhari, raporton Ballkani.info.

Një veprim i tillë i Pozharit është kritikuar ashpër në rrjetet sociale dhe nga komentuesit në llogarinë e tij.

“Xhevdet fshije sa me heret kete postim. Turp per ty eshte. Ski asnje te dhene qe kemi mar vaksina sputnik”, shkruan një komentues.

Ndaj postimit të Pozharit ka reaguar edhe gazetari i njohur, Alban Selimi, i cili me prejardhje është nga Lugina e Preshevës.

“Qe, kur flet lloji i berllogut qe s’riciklohet, qe mbiemrin e ka sllavisht. (PoŽari = Zjarri)

– Per cfare privilegje po flet?!

Po ta kuptoj fobine, por pse nuk po e shtron ndryshe kete pune:

– Sa shqiptare te Lugines kane vdeke ne luften per liri te Kosoves?

– Sa vjet burg kane mbajte preshevaret per Kosoven Republike?

– Sa luginas ishin me pushke ne dore pjesmarres te UÇK-se?

– Sa miliona kane ardhe ne Kosove nga preshevaret ne kuader te aksionit “Familja ndihmon familjen”, sa per UÇK-ne? Sa per rindertimin?

– Sa vende pune kane hapur ne Kosove ndermarresit e medhenje preshevare si “Gorenje”, “Fluidi”…?

Ty debill, dhe gjithe atyne qe mendojne si puna yte, kurre fale mos iu kofshim per asnje gja!

Dhe ne fund, çka me iu ba shume gjakovareve tu, qe po presin ne radhe me marre vaksinen ruse ne Serbi, se ne qe jemi nga Lugina se paku po i marrim angleze, amerikane e kineze?!”, ka shkruar ai.