Vlade Raduloviq

Analisti ushtarak serb konfirmon se automjeti i blinduar i terroristëve në veri është i njëjtë si i ushtrisë serbe – TAM-110

Analisti ushtarak serb, Vlade Raduloviq në një prononcim për mediat e pavarura serbe, ka vlerësuar se automjeti i blinduar që u përdor në sulmin e mbrëmshëm ndaj njësisë së policisë së Kosovës në fshatin Banjskë në veri të Kosovës, ka shumë të ngjarë të jetë mjet i blinduar i modifikuar TAM-110 i ushtrisë serbe.

“Në bazë të fotove të publikuara më duket se bëhet fjalë për një modifikim ‘garazhi’ të mjetit TAM-110. Nuk përmendet asnjë njësi e Ministrisë së Punëve të Brendshme apo Ushtrisë Serbe”, ka theksuar Raduloviq.

TAM-110 është mjet blindues që përdorët në masë të gjerë nga ushtria serbe, shkruan Ballkani.info.

Pamjet e personave të armatosur me armë të rënda në gjashtë automjete pa targa dhe një automjet të blinduar me uniforma kamuflazhi rreth dhe brenda manastirit të Banjskës u shfaqën në një konferencë për media nga kryeministri i Kosovës Albin Kurti, i cili përsëriti akuzat e rënda ndaj Beogradit zyrtar se “financoi dhe orkestruar” sulmin ndaj Policisë së Kosovës.

“Fotot tregojnë se nuk bëhet fjalë për civilë të armatosur apo për “banda të kontrabandës”, por për forca profesionale ushtarake dhe policore që kanë hyrë në territorin e Kosovës. Edhe brenda manastirit edhe jashtë manastirit, pranë murit të jashtëm, shihen autoblinda pa targa dhe armatim të rëndë”, ka thënë Kurti. /Ballkani.info/