Analisti politik Jusuf Thaçi “analizon” Valdrin Sahitin: Mos bëni hajgare, nuk është kreator

Analisti politik Jusuf Thaçi është treguar brutal ndaj Valdrin Sahitit. Kaq brutal sa nuk është parë ndonjëherë kundër politikanëve.

Ai ka mohuar në tërësi cilësimet pozitive që bëhen ndaj Sahitit. Gjatë debatit ishte analisti Valon Syla që potencoi se “Sahiti është kreator i suksesshëm dhe se puna e tij është vlerësuar edhe nga yjet e Hollywood’it”.

I shpejt ishte Thaçi në replikë.

“Veç kriteret e Valon Sylës pranojnë që me u quajte dikush si ky kreator”.

Syla bëri edhe një përpjekje për ta bindur kolegun e tij analist për sukseset e Valdrin Sahitit. Por, nuk pati sukses.

“Mos bëni hajgare. Po lene…” ishte reagimi i Thaçit. Kjo ndodhi gjatë debatit në Pressing ku u diskutua edhe veshja e presidentes Osmani nga kreatori Sahiti.