Ardian Llumnica është emëruar kryesues i Bordit të Ndërmarrjes Sport Marketing.
Burime të Demokracia.com bëjnë të ditur që Ndërmarrja Sport Markrting në menxhim do ta ketë Pishinën e Gërmisë, Stadiumin e qytetit, Pushimore-Hotel në Brezovicë si dhe gjitha fushat Sportive në Komunën e Prishtinës.

Ndërmarrja gjithashtu do të menaxhoj edhe reklamat në qytet që i pari i kryeqytetit pretendon t’i bëjë elektronike dhe t’i shtrihej në tërë qytetin.
Llumnica ka qenë edhe Hartues i programit për Sport në kabinetin e Përparim Ramës gjatë fushatës zgjedhore, me të cilin program Rama doli të jetë fitues në garën për kryetar të kryeqytetit./Demokracia.com/







