Analisti Abdullahu paralajmëron se Kosova mund të bëhet ‘gazi i botës’ nga situata politike në vend

Analisti politik, Faton Abdullahu ka thënë se situata politike në vend mund të përkeqësohet dhe Kosova të bëhet ‘gaz i botës’.

Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ai ka thënë se Qeveria në largim e drejtuar nga Albin Kurtit po vepron sikur do të qeverisë edhe për shumë gjatë.

“Pavarësisht të gjithave kur krejt kësaj i shtohet situata me pandemi, krejt kjo mund të quhet papërgjëgjësi morale e politike dhe injorim deri në anashkalim të dëmshëm të interesave të familjeve tona, qytetarëve tanë, por edhe krejt Kosovës. Kjo situatë mund të stërkeqet deri në përleshje jo vetëm politike e të bëhemi gaz i botës.”, ka shkruar tutje ai.

Postimi i plotë i Abdullahut:

Mund të bëhemi gaz i botës

Qeveria në dorëheqje Kurti, sillet dhe vepron thua se do të qeverisë edhe për një kohë të gjatë. E bindur se për këtë ka të drejtë, e ka vullnetin e qytetarëve, bile edhe mbështetjen kushtetuese, dhe duhet të vazhdoj deri në zgjedhjet e ardhshme. Kurse Qeveria në ardhje Hoti, jep shenja se konstituimi i saj është cështje ditësh dhe se kjo është punë e kryer për katër vitet e ardhshme. Në anën tjetër Qeveria Kurti duke heq rrethojat tek ndërtesa e Qeverisë, duke mos dashur të lejoj hyrjen e z. Pacolli për të penguar kështu një votë në rast se prej saj varet konstituimi i Qeverisë Hoti, duke përgaditur koreografi reagimesh politike edhe nga ballkoni, lë përshtypjen se jo vetëm që nuk e ka ndërmend të largohet pa u shpërbë Kuvendi ekzistues, por nuk do ta bëj këtë paqësisht. Qeveria në ardhje Hoti, gjithashtu është e bindur se e ka përkrahjen e qytetarëve, shumicën e nevojshme dhe mbështetjen në Kushtetutës gjithashtu. Pavarësisht të gjithave kur krejt kësaj i shtohet situata me pandemi, krejt kjo mund të quhet papërgjëgjësi morale e politike dhe injorim deri në anashkalim të dëmshëm të interesave të familjeve tona, qytetarëve tanë, por edhe krejt Kosovës. Kjo situatë mund të stërkeqet deri në përleshje jo vetëm politike e të bëhemi gaz i botës.