Amir Rrahmani: U zhgënjyem sepse mund ta mposhtnim Danimarkën

Lojatari i Kombëtarës së Kosovës që shënoi golin e parë, Amir Rrahmani, ka folur pas ndeshjes me Danimarkën.

“Paraqitja ka qenë shumë e mirë edhe pse kemi pësuar dy gola naivë”, ka thënë Rrahmani.

Ai ka thënë se edhe pse skuadra daneze hyn në top 10-she, kosovarët pritën fitore dhe barazimi nuk ishte shumë i knaqshëm.

“Danimarka ka hyrë më mirë në pjesën e parë kanë pasur pasime të shkurta dhe të gjata. Ne mund të bënim më shumë gola por pësuam”, ka thënë Rrahmani.

E mira është që edhe pse barazuam me Danimarkën që është në 10-shën më të mirë, ne u zhgënjyem sepse mund të fitonim”.