Amir Rrahmani reagon ndaj tifozëve që e sulmuan

‘Dardanët’ janë mposhtur 2:1 nga Maqedonia në ndeshjen gjysmëfinale të Play Off të Ligës së Kombeve, të zhvilluar në Shkup të enjten në mbrëmje.

Pas ndeshjet, tifozët filluan me komente fyese në drejtim të futbollistëve. Pikë e sulmeve ka qenë edhe kapiteni i skuadrës, Amir Rrahmani, i cili nuk ka qenë pjesë e ndeshjes shkaku i pandemisë.

Pas këtyre komenteve neveritëse, ka reaguar edhe futbollisti i Napolit.

“I gjithë ekipi i Napolit është në karantinë dhe jemi të ndaluar të bëjmë një metër larg hotelit. Pas të gjitha përpjekjeve të ambasadës italiane në Kosovë, prapë ishte e pamundur të vija. Mësohuni ta duani vendin tuaj, pastaj të bëni komente”, ka shkruar Rrahmani.