Amir Rrahmani në formacionin e javës në Serie A

Amir Rrahmani zhvilloi një tjetër ndeshje pozitive me Veronën, që barazoi 0-0 në shtëpi me Udinesen.

Mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës tregoi personalitet në fushën e blertë, duke rezultuar në disa raste vendimtar për skuadrën e tij.

Specialistët e futbollit italian e kanë përzgjedhur 25-vjeçarin në formacionin e javës, përkrah emrave të tillë si de Vrij, Dalbert e Izzo.

Rrahmani, i blerë gjatë merkatos së verës nga Verona e ka nisur sezonin si titullar i padiskutueshëm, duke luajtur në të 5 takimet e para të Serisë A.

loading…