Amerikani përdor 40 dollarë nga fitimet e lotarisë për të fituar xhekpotin prej 500 mijë dollarëve

Një burrë nga Michigan i cili kishte fituar 40 dollarë nga një biletë lotarie, kishte vendosur që të “ri-investonte” paratë në blerjen e biletave të tjera, dhe fitoi 500 mijë dollarë.

Burri 74 vjeçar nga Hillsdale County zyrtarëve të Michigan Lottery u tha se ai mori biletën e parë fituese në dyqanin Sand Lake Party në Hillsdale për të marrë paratë e tij.

“Unë po arkëtoja një biletë fituese prej 40 dollarësh dhe i përdora fitimet e mia për të blerë më shumë bileta”, tha lojtari. “I gërvishta biletat sapo hipa në veturë dhe bileta e fatit nr.13 ishte e fundit që gërvishta”, shtoi ai, raporton UPI, transmeton Telegrafi.

Tutje lojtari tha se mendonte se në fillim atë po e mashtronin sytë e tij.

“Mendova fitova vetën 500 dollarë, kështu që vura syzet dhe e shikova përsëri biletën për t’u siguruar që po e lexoja siç duhet. Kur kuptova se kisha fituar 500,000 dollarë, nuk mund ta besoja! I thashë gruas ta shikoj biletën dhe kur ajo konfirmoi se kisha fituar 500,000 dollarë, ne telefonuam familjen tonë për t’u dhënë atyre lajmin e mirë”, deklaroi ai.

Fituesi bëri të ditur se paratë e tij do të shkojnë drejt pagesës së faturave dhe përfundimet e projekteve të renovimit të shtëpisë.